Një incident është regjistruar pasditen e kësaj të hënë në kryeqytet, ku fatmirësisht nuk ka pasur prsona të lënduar. Një autobus I linjës së “Institutit” ka marrë flakë në ecje në rrugën “Dritan Hoxha”, duke rrezikuar jetën e pasagjerëve. Por, personat që ndodheshin në autobus kanë dalë jashtë në kohë dhe nuk ka asnjë të lënduar. Ndëtsa, urbani i linjës së “Institutit” është djegur pjesërisht në pjesën e motorrit. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse, që bnë të mundur dhe shuarjen e flakëve. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.