Deputetët e Partisë Demokratike Flamur Noka dhe Albana Vokshi u përplasën me disa qytetarë jashtë një qendre votimi në qytetin e Vorës. Incidenti ndodhi pak para mesditës, ku qytetarët akuzuan dy deputetët se po i pengonin që të votonin, ndërsa Noka dhe Vokshi akuzuan disa prej tyre për intimidim të votuesve dhe qytetarëve të tjerë. Incidente pati edhe në qytetin e Lushnjes, ku këtë herë u përfshinë në përplasje komisionerët e PS me ata të PD. Shkak u bënë pretendimet e dy palëve në lidhje me vendosjen e vendit të votimit, ku sipas pretendimit të opozitës filmohej nga kamerat e sigurisë së shkollës.