Një incident ndodhi ditën e sotme në Maliq, mes kryetarit të Bashkisë Maliq Gëzim Topçiut dhe deputetit të PD Edmond Spahos. Teksa Topçiu po takonte fermerët e kësaj zone, Spaho ndërpreu takimin për t’i kërkuar llogari, pasi sipas tij ai po gënjente për largimin e mjeteve bujqësore. Topçiu e akuzoi Spahon se i prishi atij takimin, ndërsa ndodhi një ‘përplasje’ mes tyre.