Seanca për inceneratorin e Elbasanit u shty për në datën 14 shtator, ku do të paraqesë konkluzionet avokati mbrojtës i shoqërisë konçesionare ‘Albtek Energy’. Këtë të enjte në Gjykatës e Posaçme u parashtruan argumentet mbrojtëse për Mirel Mërtirin dhe Stela Gugalljan. Avokati Klodian Skënderaj argumentoi se akuzat e ngritura nga SPAK bazohen në pretendimin se ‘pronari de facto’ i shoqërisë konçesionare Albtek Energy është Mirel Mërtiri. Por, sipas avokatit termi ‘pronar de facto nuk ka bazë legjislative referuar ligjit për shoqëritë tregtare dhe nuk është i bazuar në prova.