Presidenti Ilir Meta ka rikthyer vëmendjen tek afera e inceneratorëve, dhe denoncimi i bërë nga LSI, sipas të cilit disa firma fiktive kanë zhvilluar miliona euro evazion fiskal me inceneratorët. Së fundmi është zbuluar se në këtë aferë u është përdorur firma disa pensionistëve, në emër të të cilëve rezulton se ka kompani me vlerë rreth 30 milionë euro, apo edhe përdorim i firmës së personave që kanë ndërruar jetë.