Rusia po përqendron një fuqi të paprecedenttë ushtarake në arktik dhe po teston atje armatimet e saj më të reja, në një rajon që së fundmi është cliruar edhe nga akujt për shkak të emergjencës së klimës. Kështu moska po përpiqet të sigurojë bregun e saj verior dhe të hapë një trajektore të rëndësishme lundrimi nga azia në evropë. Ekspertët e armatimeve dhe zyrtarët perëndimorë kanë shprehur shqetëism të vecantë për një super-armë të vecantë të rusisë, torpedon Poseidon 2M39. Zhvillimi i torpedos po shkon shpejt me presidentin rus Vladimir Putin që kërkon update-ime të shpehsta për fazat kyce të testimit nga ministri i tij i mbrojtjes, Sergei Shoigu, me teste të mëtejshme të planifikuara këtë vit, sipas raporteve të shumëfishta në median shtetërore. Torpedoja e telekomanduar ka një reaktor bërthamor dhe projektuesit rusë synojnë të cajë mbrojtjet bregdetare si ato të SHBA.