Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndau me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një mesazh të gjatë të marrë nga homologu i tij i Stambollit, Ekrem Imamoglu. Imamoglu e falenderon Veliaj për mbështetjen që i ka dhënë në këto ditë, teksa thotë se e priti me kënaqësi lajmin se Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë i riktheu mandatin e fituar në mënyrë demokratike.