Tirana zyrtare ka reaguar ndaj akuzave që janë ngritur nga Gjykata e Hagës për presidentin e Kosovës Hashim Thaci dhe ish-kreun e kuvendit Kadri Veseli. Presidenti Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama kanë shprehur indinjatën e tyre përsa ka ndodhur, ndërsa vlerësojnë maksimalisht luftën e ushtrisë clirimtare të Kosovës dhe kontributin për paqen dhe stabilitetin.