Burimi i Sinecit në fshatin Lumas të Kuçovës është shndërruar në mollë sherri mes banorëve dhe firmës “Salillari”, e cila muaj më parë ka nisur të kryejë punime në zonë, duke i prezantuar ato si zbatim të një projekti për ndërtimin e një ujësjellësi. Banorët dolën në protestë duke bllokuar sipas tyre, përpjekjet e firmës për zhdukjen e provave.