Policia ka identifikuar një prej autorëve që dhunuan kancelarin e gjykatës së Elbasanit, Ledio Sulkuqi, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 10 prillit në lagjen Aqif Pasha. Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Usama Gashi, 24 vjeç nga Elbasani, ndërkohë nuk dihet se kush ishte ‘shoku’ i tij që e ndihmoi.