Kreshnik Çerçizaj, 41 vjeç, dhe Armando Organja 44-vjeç, janë dy shqiptarët që mbetën të vdekur mbrëmjen e së dielës, pas një atentati mafioz në një lokal në Nea Zmirni të Athinës. Autori ishte fshehur në një lulishte pranë lokalit në fjalë. Në momentin e krimit ai shihet me kapuç në kokë dhe me maskë Covid, duke u future në lokal, ku pasi qëllon me pistoletë drejt viktimave, largohet me shpejtësi.