Epoka e re e turizmit në Shqipëri vijon të hapë rrugë të reja bashkëpunimi dhe partneriteti. Që prej datës 28 mars, linja e mirënjohur ajrore Iberia ka nisur operimin në Shqipëri duke lidhur direkt Tiranën me Madridin. Sot, ky partneritet u përgëzua nga delegacioni i pëfaqësuesve të Spanjës, të cilët mbërritën në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, nga Madridi, me linjën Iberia.