Top News – Ia dha shtetin në dorë ushtrisë për 6 orë / Presidenti i Koresë së Jugut drejt shkarkimit
04/12/2024 12:34

Partitë opozitare të Koresë së Jugut dorëzuan të mërkurën një mocion për shkarkimin e presidentit Yoon Suk Yeol, i cili po përballet me trysni për të dhënë dorëheqje disa orë pasi përfundoi ligji jetëshkurtër ushtarak i shpallur nga ai. Mocioni, i dorëzuar bashkërisht nga partia kryesore opozitare, Partia Demokratike, dhe pesë parti të tjera më të vogla opozitare, mund të hidhet në votim hiç më larg se të premten. Këshilltarët e lartë dhe sekretariati i Yoonit e kanë ofruar dorëheqjen kolektivisht. Ndërkohë, anëtarët e kabinetit të tij, përfshirë ministrin e Mbrojtjes Kim Yong Hyun, përballen gjithashtu me thirrje për dorëheqje. Të martën në mbrëmje, Yoon papritur shpalli ligjin ushtarak, duke u zotuar t’i shfaroste forcat “antishtetërore”, pasi hasi në vështirësi për ta shtyrë përpara agjendën e tij në Parlamentin e mbizotëruar nga opozita. Por, ligji i tij ushtarak u zbatua për vetëm rreth gjashtë orë, pasi Asambleja Kombëtare votoi për ta rrëzuar atë. Partia Demokratike liberale në opozitë, e cila ka shumicën në Parlamentin me 300 vende, tha të mërkurën se deputetët e saj vendosën t’i bënin thirrje Yoonit të japë dorëheqjen menjëherë, ose ata do të ndërmarrin hapa për ta shkarkuar atë. “Shpallja e ligjit ushtarak nga presidenti Yoon Suk Yeol ishte shkelje e qartë e Kushtetutës. Nuk i përmbushi asnjë nga kërkesat për shpalljen e tij”, tha Partia Demokratike në një komunikatë. “Shpallja e ligjit ushtarak nga ai ishte fillimisht e pavlefshme dhe shkelje e rëndë e Kushtetutës. Ishte një akt i rëndë rebelimi dhe ofron baza të përsosura për shkarkimin e tij” thuhet në deklaratë. Për ta shkarkuar Yoon nevojiten dy të tretat e votave në Parlament, apo votat e 200 nga 300 anëtarët e tij. Partitë opozitare kanë së bashku 192 vende në parlament, por kur u rrëzua shpallja e ligjit ushtarak nga Yoon, 18 deputetë nga partia e vetë atij votuan pro. Nëse Yoon shkarkohet, atij do t’i hiqet pushteti kushtetues derisa Gjykata Kushtetuese të vendosë për fatin e tij. Kryeministri do të marrë përsipër përgjegjësitë presidenciale. Të paktën gjashtë nga nëntë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese duhet ta mbështesin mocionin e paraqitur nga deputetët që Yoon të shkarkohet nga detyra. Por, tani për tani gjykata ka vetëm gjashtë gjyqtarë pas daljes në pension të tre prej tyre, që është një më pak se minimumi prej shtatë gjyqtarësh të nevojshëm për ta trajtuar një çështje si shkarkimi i presidentit.

Top News- Përmbytje e rrebeshe nga shirat, lumi merr para të gjithë luginën
08/07 23:00
Top News- “Nuk kam parë kurrë diçka të tillë”, zjarri i madh tmerron francezët
08/07 22:45
Top Channel/ Trump trondit Putin: flet budallallëqe! Gati armët për Ukrainën
08/07 22:37
Top News- Me kova me ujë për të fikur zjarrin…flakët përpijnë Marsejën! Franca në alarm
08/07 22:28
Top Channel/ Brigitte Macron injoron presidentin francez, çfarë fshihet pas ftohtësisë së çiftit?
08/07 22:20
Top News – Qindra bletë në sulm, 24 të plagosur / Francë, 3 në gjendje kritike, rast i pazakontë
08/07 15:24
Top Channel/ “Më i miri”: Netanyahu propozon Trump për Nobelin e Paqes!
08/07 15:13
Top News – Izraeli, kampe internimi për palestinezët / Do dëbojë popullatën, krim ndaj njerëzimit
08/07 15:12
Top News – Macron injorohet nga bashkëshortja ndërsa zbret nga avioni, Brigitte ‘godet’ sërish
08/07 15:12
Top News – 18 mijë njerëz të bllokuar mes flakëve / Zjarret shpërthejnë në Spanjë, shumë të evakuuar
08/07 15:05
Top News – Kina sulmon avionët gjermanë / ‘I shënjestroi me lazer’, Berlini thërret ambasadorin
08/07 15:02
Top News -‘Gëlltitet’ nga motori i avionit / Tmerr në pistë në Itali, pasagjeri po vraponte në pistë
08/07 14:51
Top News – Trump alarmon Kremlinin / Më shumë armë Ukrainës, ‘deklarata kontradiktore’
08/07 14:49
Top News – Gjendet i pajetë ministri i Putinit / U shkarkua një ditë më parë, plagë me armë zjarri
08/07 12:36
Top News – Mijëra njerëz në arrati, vullkani shpërthen sërish / Re masive hiri ngrihen në qiell
08/07 12:18
Top News – Më shumë armë në Ukrainë…Trump ndryshon mendje, ‘kundërshton’ Pentagonin
08/07 12:16
Top News – Mbreti Charles pret Macronin / Vizita e parë shtetërore që nga BREXIT-i
08/07 12:15
Top News – Propozon Trumpin për Nobelin e Paqes / Netanyahu: Po ndal luftën në botë, e meriton!
08/07 12:12
Top News – Rusia dërgon trupa në Armeni / Inteligjenca ukrainase: Ka rritur praninë ushtarake
08/07 12:11
Top News – Shuhen shpresat për të zhdukurit / Numri i viktimave të përmbytjeve në Teksas, mbi 100
08/07 12:05