Edhe pse situata për shkak të zjarreve në vend të enjten u paraqit më e qetë se ditët e tjera, qytetarët vijojnë të mbeten shqetësim, pasi gati cdo ditë raportohet për zjarrëvënie të qëllimshme. Mirëpo, si pasojë e moskujdesisë së qytetarëve, vatrat e zjarrit në disa zona paraqiten si problematike, pasi favorizohen nga temperaturat si dhe nga era e lehtë ndonjëherë, për tu përhapur me shpejtësi. Nga raportimi ditorë i policisë bëhet me dije se disa persona janë vënë në pranga dhe disa të tjerë janë proceduar penalisht për zjarrëvënie të qëllimshme.