Trupat e pajetë të turistët italianë që vdiqën gjatë një zhytjeje të rrezikshme në një shpellë në Maldive javën e kaluar, tani janë gjetur. Giorgia Sommacal dhe Muriel Oddenino u gjetën brenda "shpellës së peshkaqenëve" nga një ekip i specializuar zhytësish finlandezë. Trupi i Monica Montefalcone, nëna e Giorgias, dhe Federico Gualtierit, ishin gjetur një ditë më parë. Instruktori i zhytjes Gianluca Benedetti, ishte i pari që u gjet javën e kaluar nga ekipet e shpëtimit.