Drejtori i FBI-së, Christopher Ëray ka emëruar Eric J. Reese si agjentin special të ngarkuar me Divizionin e Kundërzbulimit dhe Kibernetikës në Zyrën e Nju Jorkut. Eric Reese së fundmi ka shërbyer si shef seksioni në Divizionin e Kundërzbulimit në selinë e FBI-së në Uashington, D.C. dhe tashmë merr vendin e lënë bosh nga Charles McGonigal, i cili u shkarkua disa ditë më parë për shkak të një hetimi.