Izraeli ka dislokuar një armë të re të pandalshme që mund të rrëzojë dronë nga qielli me shpejtësinë e dritës. Sistemi i parë i përgjimit me lazer, Iron Beam, i gatshëm për luftë, iu prezantua ushtrisë izraelite të dielën, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së vendit. Arma, e zhvilluar nga Rafael Advanced Defense Systems Ltd, u quajt "Rrezja e Hekurt" për aftësinë e saj për të përgjuar raketa, predha mortajash dhe dronë, pas testimeve të gjera. Sistemi i mbrojtjes ajrore lëshon rreze të fuqishme drite në qiell për të shndërruar predhat që lëvizin me shpejtësi në pluhur.