Këtë të martë opozita u grumbullua sërish në protestë para Bashkisë së Tiranës. Ashtu si në 8 protestat paraardhëse, edhe në këtë protestë, opozita hodhi lëndë piroteknike dhe bomba molotov në drejtim të godinës së Bashkisë, ku nuk munguan as incidentet. Po ashtu nuk munguan as vezët e hedhur në drejtim të godinës së Bashkisë Tiranë.