Prokuroria e posacme ka kërkuar dënimin me 11 vite burg për Leonard Luzin dhe Muharrem Koroveshin, të cilët dyshohen si persona që ishin të interesuar për vrasjen e Ines Hajrulles dhe Ervis Matodashaj në Vlorë. Për dëshmitarin e drejtësisë Amarildo Nikolli alias Xhenje, Spak kërkon që ai të vuajë burg 2 vite e 9 muaj burg. Ky i fundit ka përfituar zbritje te dënimit për shkak të bashkëpunimit me prokurorinë, e ndërsa për Koroveshin dhe Luzin, gjykimi u zhvillu me procedure të shkurtuar, cka do të thote që nga dënimi prej 11 vitesh i zbret në 1/3 e saj.