Top News – I pari me Joe Biden president/ Londra organizon samitin e G7-ës në qershor
17/01/2021 12:53

Britania e madhe ka njoftuar planet për të pritur samitin e Grupit të Shtatë vendeve më të industrializuara, që do të shënonte mbledhjen e parë të këtij grupi, pas inaugurimit të Joe Bidenit në postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara. Zyrtarët thanë se samiti është parashikuar të mbahet më 11 deri më 13 qershor në qytetin Kornvall, në jugperëndim të Anglisë. Udhëheqësit e shteteve të G7-së nuk janë takuar fizikisht që prej vitit 2019. Presidenti amerikan, Donald Trump ishte detyruar që të anulonte një takim në Shtetet e Bashkuara për shkak të pandemisë së koronavirusit. Presidenti i zgjedhur, Joe Biden do të inaugurohet më 20 janar. Lufta kundër koronavirusit pritet të jetë një ndër temat kryesore në takimin e G7-ës. Kryeministri britanik, Boris Johnson përmes një deklarate tha se “grupi i shteteve më demokratike, prej kohësh është katalizatori për veprime të rëndësishme ndërkombëtare për trajtimin e sfidave më të mëdha me të cilat përballemi”. “Koronavirusi pa dyshim është forca më shkatërruese që kemi parë për gjenerata të tëra. Duhet që t’i qasemi sfidës së rimëkëmbjes, duke u bashkuar për të krijuar një të ardhme më të mirë”, shtoi ai. Liderët e shteteve të G7-së janë takuar virtualisht muajt e fundit. Në këtë grup bëjnë pjesë: Britania, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia. Britania, që këtë vit kryeson presidencën e G7-së, ka ftuar edhe liderët e Australisë, Indisë dhe Koresë së Jugut që të marrin pjesë në samit.

Top News/ Rusia tregon dhëmbët, tregon arsenalin ushtarak që disponon
10/05 08:30
Top News/ Ndihma nga qielli për civilët! Britania lëshon me parashuta 110 ton ushqime
09/05 21:57
Top News/ ‘Hakmarrje ndaj Izraelit’/ Huthi-Do sulmojmë çdo anije
09/05 21:56
Top Channel/ Përkeqësohet gjendja në Rafah, mbyllen spitalet pas sulmeve të fundit
09/05 21:34
Top Channel/ Dështon fluturimi, avioni del nga pista, 10 të plagosur! Nis hetimi në Senegal
09/05 19:55
Top Channel/Pamjet e rralla! Fole në shtylla elektrike, lejlekët heqin dorë nga migrimi në Portugali
09/05 19:54
Top News/ Britania del kundër SHBA/ Cameron: Nuk mbështesim pushtimin e Rafahut
09/05 19:30
Top News/ Ukraina pa armë/ Zelensky thirrje Perëndimit: Jemi në situatë të vështirë
09/05 19:29
Top Channel/ “Spiun i inteligjencës ushtarake ruse”, Britania dëbon atasheun rus të sigurisë
09/05 17:19
Top News/ Putin me gishtin mbi ‘butonin e kuq’: Nuk ka asgjë të pazakontë në stërvitjet bërthamore
09/05 15:14
Top Channel/ Parada e fitores mbi nazismin, Putin “rikthen” armët bërthamore!
09/05 15:06
Top News/Putin pranon të tërheqë trupat ruse…nga pjesë të rajoneve armene, me kërkesë të Jerevanit
09/05 15:05
Top News/ Nxjerr vetëm një tank në paradë / Putin: Vendi po kalon një ‘periudhë të vështirë’
09/05 15:02
Top News/ Rusia hyn deri në zemër të Ukrainës…nëse bie qyteti në vijën e parë të frontit
09/05 15:01
Top News/ Rusia do rrisë arsenalin bërthamor / ’Po na detyron Perëndimi, ne thjeshtë po reagojmë’
09/05 15:01
Top News/ Avioni del nga pista, shpërthen në flakë/ Beoing sërish në telashe, ulje dramatike në tokë
09/05 14:49
Top Channel/ Biden i prerë me Izraelin: “Nuk e furnizoj me armë që të godasë Rafah”!
09/05 13:48
Top Channel/ Sulmohet senatorja e Berlinit, reagime kundër dhunës së politikanëve gjermanë
09/05 13:45
Top Channel/ Habit raporti: Një parazit hëngri një pjesë të trurit të Robert Kennedy Jr dhe më pas…
09/05 13:43
Top Channel/ Presidenca belge i del në krah Kosovës: Të hiqen masat, po përmbushin kërkesat tona”!
09/05 12:26