47-vjeçari Gëzim Burgaj u vu në pranga nga policia e Shkodrës pasi aksidentoi për vdekje 31-vjeçaren Zoje Bregu. Gëzim Burgaj, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër, u arrestua për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Aksidenti I rëndë ndodhi në aksin rrugor Shkodër-Koplik në fshatin Shtoj, mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa viktima po ecte me biçikletë. Në vendngjarje menjëherë mbërriti policia që nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.