Një krim i rëndë u regjistrua mëngjesin e të enjtes në një azil privat për të moshuarit. Ngjarja ndodhi në lagjen "Ali Demi" në Tiranë, ku një 78-vjeçar goditi disa herë me bastun hekuri, shokun e tij të dhomës Virxhil Vesho pas një konflikti të çastit. Për shkak të goditjeve të marra në kokë, 82-vjeçari nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.