Fadil Kasemi po vuan dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, ish gjyqtares Fildez Hafizi. Ky i fundit ankimoi vendimin e Apelit në Gjykatën e Lartë, për burgun përjetë, kërkesë që u rrëzua nga trupa e gjykimit, duke lënë në fuqi vendimin e dhënë në datë 15 maj të vitit 2019.