Një 45-vjeçar u arrestua nga policia e Devollit pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një fëmijë të mitur 15-vjeçar. I akuzuari është nga fshati Kuç, ndërsa fëmija nga fshati Poloskë. Sipas dëshmisë së nënës të fëmijës, ai e kishte marrë djalin në periferi të fshatit duke e mashtruar dhe më pas donte të abuzonte me të. Vetë fëmija tregoi se si iu afrua 45-vjeçari.