Trupi i pajetë i 23-vjeçarit Klajdi Bitri, që u vra dy ditë më parë në Itali është përcjellë për në Shqipëri. Për t'i dhënë lamtumirën e fundit të riut shqiptar që u vra padrejtësisht nga një shtetas algjerian, ishin mbledhur miq e të afërm të viktimës. Mes lotësh e duartrokitjesh ata kanë bërë thirrje për drejtësi për vrasjen e Bitrit. Ndërsa në shenjë simbolike mbi arkivolin e të ndjerit kishin vendosur një flamur shqiptar.