Luksemburgu bëhet vendi i parë që nis një testim sistematik mbarëkombëtar si pjesë e një programi të hartuar nga Task Forca e tij kundër COVID-19. Laboratorëve Réunis Luksemburg dhe Ecolog International u është besuar nga Instituti I Shëndetësisë kryerja e analizave laboratorike si dhe testimet në shkallë të gjerë. ECOLOG International, e cilësuar si kompani lidere për shërbime të integruara, shërbime mjedisore,teknologji, logjistikë, menaxhim objektesh, inxhinieri dhe ndërtim, I përket familjes së njohur shqiptare në Maqedoni, Destani.