Top News – I kërkon ndjesë viktimave të Epstein / Starmer: Mandelson gënjeu për lidhjet
05/02/2026 15:06

Kryeministri Keir Starmer tha se i vjen keq që emëroi Peter Mandelson si ambasador në SHBA, pas akuzave të reja rreth lidhjeve të ngushta të të dërguarit të Londrës me autorin e dënuar të krimeve seksuale Jeffrey Epstein. Kryeministri britanik ishte gati të publikonte dokumente të lidhura me emërimin e Mandelson, 72 vjeç, një nga figurat e shumta të shfaqura në dosjet epstein të publikuara së fundmi. "Ai e ka tradhtuar vendin tonë, ka gënjyer, është përgjegjës për një mori mashtrimesh, por ky moment kërkon jo vetëm zemërim, por edhe veprim," i tha Starmer parlamentit. Starmer akuzoi ish-ministrin dhe komisionerin e tregtisë së BE-së se nuk ka zbuluar shkallën e plotë të marrëdhënies së tij me Epstein gjatë verifikimit për rolin në Uashington, vitin e kaluar. Qeveria e Starmer pranoi t'i paraqesë Komitetit të Inteligjencës dhe Sigurisë të parlamentit të gjitha dokumentet në lidhje me emërimin, pas zemërimit në rritje nga opozita dhe disa anëtarë të partisë laburiste të vetë Starmerit. Vendimi i kryeministrit është nën hetim pas akuzave të reja se Mandelson i kishte kaluar informacione konfidenciale dhe potencialisht të ndjeshme Epsteinit gati dy dekada më parë. "Ai gënjeu ekipin tim kur u pyet për marrëdhënien e tij me Epsteinin para dhe gjatë mandatit të tij si ambasador," u tha Starmer deputetëve gjatë një seance parlamentare. "Më vjen keq që e emërova. Nëse do ta dija atëherë atë që di tani, ai nuk do të kishte qenë kurrë pranë qeverisë". Policia e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar se po heton pretendimet, të cilat dolën në dritë pas publikimit të emaileve të shkëmbyera midis Mandelson dhe Epstein. Rreth asaj kohe, Epstein po vuante një dënim me 18 muaj burg në vitet 2008-2009 për përdhunimin e një të miture në Florida, ndërsa Mandelson ishte ministër i qeverisë britanike. Mandelson, për dekada një figurë kyçe dhe përçarëse në politikën britanike, ka pasur një karrierë të mbushur me probleme dhe ka dhënë dy herë dorëheqjen nga qeveria për shkak të dyshimeve për sjellje të pahijshme. Starmer e shkarkoi atë nga detyra e ambasadorit në shtator, vetëm pas shtatë muajsh në këtë post, pas një publikimi të mëparshëm të dosjeve rreth Epstein. Ish-ministri, i cili është homoseksual, kishte pretenduar më herët se nuk ishte përfshirë në aktivitetet seksuale të Epstein.

Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06