Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një shqiptar ka kërcënuar dhe tentuar të godasë me një hanxhar pronarin e një lokali. Mediat e huaja raportojnë se shqiptari i dehur në lokal fillimisht ka ngacmuar klientët duke i shqetësuar. Duke u nisur nga veprimet e tij, pronari i lokalit i ka kërkuar të largohet pasi ai ishte i dehur.