Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në kuadër të megaoperacionit "Tempulli", kanë goditur një tjetër rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Për këtë rast, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve u arrestua në flagrancë shtetasi A. A., 44 vjeç, banues në Lushnjë.