E shtuna parashikohet të jetë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të pakta të shiut e dëborës në zonat malore të vendit, por duke filluar që nga mesdita dhe në vijim pritet përmirësim i dukshëm i situatës së reshjeve, por gjithsesi temperaturat do të jenë sërish të ulta për shkak të masave të ftohta polare që kanë mbërritur në gadishullin e Ballkanit.