Një kamionçinë është djegur në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në qytetin e Vlorës. Mjeti I markës Mercedes Benz dhe targë VL0463D ishte në pronësi të Rushit Imerit. Ngjarja dyshohet të jetë e qëllimshme, ndërsa pronari I kamionçinës dyshon tek një person, pasi nuk është hera e parë që I digjet makina.