Mihal Mërkuri, i dënuar për vrasje në tentativë, ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të së martës në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku ndodhej i shtruar prej dy ditësh, pasi i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të hemorragjisë së brendshme. Sipas versionit zyrtar, shkak i vdekjes dyshohet të ketë qenë arresti kardiak, i shoqëruar me hemorragji cerebrale. Por, ndërkohë, autoritetet kanë nisur verifikimet për të sqaruar nëse ndërprerja e energjisë elektrike në QSUT ka pasur ndikim në trajtimin mjekësor të tij.