Gjykata e Sarandës miratoi kërkesën e prokurorisë duke caktuar masën e sigurisë arrest në burg për Kevin Norrën, 23 vjecarin që shkaktoi aksidentin tragjik me dy viktima në Delvinë. Ngjarja u shënua mbrëmjen e 24 gushtit, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë ku I riu dyshohet se si pasojë e shpejtësisë mbi normën e lejuar dhe të një parakalimi të gabuar që bëri në këtë aks, përplasi automjetin tip “Lancia” me të cilin udhëtonin dy motrat Elvisa dhe Rezina Dhimaku bashkë me mikeshën e tyre.