Në masa të shtuara sigurie ka mbërritur në gjykaten e Fierit Elmir Tufa, i akuzuar për vrasjen e Shkëlezen Kastrati në muajin shkurt të 2021. Gjykata e Fierit kishte caktuar për Elmir Tufën masën "arrest me burg", ndërsa në pranga për vrasjen e Kastratit është edhe Albert Zaja i cili u kap nga forcat Renea në Fushë-krujë në prill të vitit 2021.