Kandidati i Berishës në Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri i konsideron ‘shpifje’, akuzat e Taulant Ballës për rolin e tij në masakrën e Peshkëpisë. Dosja u rihap pas gati 25 vitesh nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, por Beleri thotë se çështja ndaj tij u pushua pasi u mor në pyetje në vitin 2019, për masakrën ku mbetën të vrarë, komandanti Fatmir Shehu dhe ushtari Arsen Gjini.