Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj Emro Sulejamit, kryekamerier i një lokali pranë rezidencave qeveritare në Durrës, duke urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm, nëse nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër ligjor. Në vendimin e shpallur këtë të martë, gjyqtari Florian Kalaja ka caktuar ndaj tij dy masa sigurie më të buta, atë të ndalimit të daljes jashtë shtetit dhe detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.