Top News – I afrohet shumë Air Force One / ‘Kini kujdes!’, Paralajmërohet avioni i Spirit Airlines
18/09/2025 11:08

Një fluturim i Spirit Airlines mori paralajmërime të përsëritura nga kontrollorët e trafikut ajror për të "patur vëmendje" dhe për t'u "kthyer" pasi iu afrua shumë avionit të Presidentit Donald Trump ndërsa ai fluturonte për në Mbretërinë e Bashkuar për një vizitë shtetërore. "Kini kujdes. Largohuni nga iPad-i", ishte mesazhi i ashpër që iu dha pilotit të Spirit ndërsa avioni fluturoi 12.8 km, paralel, me Air Force One, avionin zyrtar të presidentit amerikan, mbi Neë York të martën. Avionët nuk ishin kurrë brenda një distance që Administrata Federale e Aviacionit do ta klasifikonte si të pasigurt, por ishin mjaftueshëm afër për të alarmuar zyrtarët. "Siguria është gjithmonë përparësia jonë kryesore", tha një zëdhënës i Spirit për CBS. Fluturimi 1300 i Spirit "ndoqi procedurat dhe udhëzimet e Kontrollit të Trafikut Ajror" dhe "u ul pa probleme" siç ishte planifikuar në Boston, tha linja ajrore. Fluturimi Spirit po udhëtonte nga Florida në Massachusetts. Sipas faqes së gjurmimit të fluturimeve Flightradar24, dy avionët po fluturonin paralel me njëri-tjetrin në një distancë prej afro 13 km dhe ishin në trajektore që mund të konvergoheshin. Administrata Federale e Aviacionit tha se hetimi paraprak tregonte se avionët kishin ruajtur distancën e kërkuar. Audioja e kontrollit të trafikut ajror e siguruar nga BBC regjistroi kontrollorët duke i thënë me urgjencë dhe në mënyrë të përsëritur Airbusit A321 të Spirit, të mbante distancën. “Kini kujdes! Spirit 1300, khehuni majtas menjëherë. Jam i sigurt se mund ta shihni se kush është. Mbajini sytë hapur, avioni ëshët i bardhë dhe blu”, dëgjohet të thotë kontrollori ajror duke iu referuar ngjyrave të jashtme të avionit të presidentit amerikan. Presidenti Trump dhe zonja e parë Melania, mbërritën në britaninë e madhe të martën në mbrëmje.

Top Channel/ Trump presion Iranit para negociatave: Firmosni ose godasim
10/04 23:25
Top News – ‘Jeni gjallë për të biseduar’. Trump kërcënon iranianët: Uluni në tryezë të flasim
10/04 22:00
Top News – SHBA, të ardhura rekord nga lufta. Europa paguan faturën e konfliktit të Donald Trump
10/04 21:00
SHBA pezullon negociatat me Iranin?/ Eksperti jep detaje, ja e vërteta
10/04 20:18
Top Channel/ Ethet e negociatave SHBA-Iran! Blindohet kryeqyteti i Pakistanit për bisedimet
10/04 19:58
Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top Channel/ Xi Jinping takohet me lideren e opozitës së Tajvanit: “Sinjal për Trumpin”!
10/04 14:57
Top News – Trump urdhëron Netanyahun-Frenohu! ‘Mbaje veten nën kontroll’, marrëveshja në rrezik
10/04 13:37
Top News – Ujku në arrati, mbyllet shkolla / Panik në qytet, nis një operacion masiv kërkimi
10/04 13:37
Top News- Debate mes VV e opozitës/ Rendi i ditës nxit debate në Kuvend, PDK akuza Kurtit
10/04 13:36
Top News – Trump do ‘auditojë’ NATO-n / Për ‘dështimin’ në mbështetjen e luftës me Iranin
10/04 13:36
Top News – Ajatollahu nuk do luftë me SHBA-në / Por kërkon ‘paratë e gjakut’ si kompensim
10/04 13:35
Top Channel/ Merz “shmang” kritikat ndaj Trump: “Nuk duam përçarje të NATO-s”!
10/04 12:14
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina-armëpushim për Pashkët Ortodokse, Putin trupave: Ndaloni zjarrin!
10/04 12:08
Top Channel/ Lufthansa sot në grevë: Në rrezik qindra fluturime, preken “pushuesit” e Pashkëve!
10/04 12:07
Top Channel/ “Nuk e kishim kështu fjalën”, Trump fshikullon Iranin për Hormuzin: S`është kjo ujdia!
10/04 11:33
Top News – Moska nuk do ta braktisë Kubën! Do ndihmojë ishullin komunist për energjinë
10/04 11:27
Top Channel/ Taksa për kalimin në Hormuz, ekspertët: Mund të jetë e paligjshme!
10/04 11:21
Top News – Artemis II po kthehet në shtëpi…Lëmsh zjarri në atmosferë, zbuluan sekretet e Hënës
10/04 11:07