Top News – Hungaria me dy standarte / Të huajt do paguajnë më shumë se vendasit për naftën
27/05/2022 11:57

Nga kjo e premte, shoferët e huaj në Hungari do të paguajnë çmim më të lartë për naftën, në krahasim me shtetasit hungarezë. Dekreti për këtë çështje është shfaqur në Gazetën Zyrtare, të enjten, pak para mesnatës. Sipas dekretit, makinat me targa të huaja nuk do të mund të furnizohen me çmimin fiks prej 1.32 eurosh për një litër naftë, por do të paguajnë çmimin e tregut. Sipas raportimeve në media, ky çmim është mesatarisht 40 për qind më i lartë sesa ai për banorët. Qeveria e nacionalistit të krahut të djathtë, Viktor Orban, ka vendosur çmim fiks për naftën në nëntor të vitit të kaluar. Rregullorja, e cila është e vlefshme deri më 1 korrik, ka pasur synim që të garantojë që shoferët hungarezë të mos përballen me rritjen globale të çmimeve. Deri më tani, edhe shoferët e huaj kanë mundur të furnizohen me naftë në Hungari sipas çmimit fiks. Megjithatë, përfaqësuesit qeveritarë kanë marrë vendim të enjten që tani e tutje për të huajt do të zbatohet çmimi i tregut. Sipas raportimeve në media, të enjten në mbrëmje janë krijuar radhë të gjata para pompave të naftës afër kufijve të Hungarisë me Austrinë dhe Sllovakinë, sepse shumë të huaj kanë synuar që të furnizohen sipas çmimit fiks. Trajtimi ndryshe i shtetasve hungarezë, në krahasim me banorët e vendeve tjera të Bashkimit Evropian, ka rritur shqetësimet nëse Hungaria, si vend anëtar i BE-së, nuk po shkel ndalesën e BE-së për diskriminim.

Top Channel/ Kriza në Kongres! Trump shtyn përpara mega-projektligjin, republikanët të përçarë
03/07 23:00
Top Channel/ “Mos bashkëpunoni me…”, Hamasi paralajmëron ashpër palestinezët: Do merren masa
03/07 23:00
Top Channel/ Të burgosurit politikë rusë letër udhëheqësve botërorë: Na lironi, tortura…
03/07 22:59
Top Channel/ Telefonata Trump-Putin! Liderët nuk i ndahen njëri-tjetrit, në fokus…
03/07 22:58
Top News- Trump e Putin flasin në telefon, zbardhet çfarë i tha për Ukrainën dhe Iranin
03/07 22:49
Top Channel/ Biseda me Trump, Putin nuk tërhiqet dhe vë kushte për paqen
03/07 22:38
Top Channel/ Sulm me sëpatë në një tren në Gjermani, në spital përfundon dhe autori
03/07 20:27
Top News- Qeveria, kusht për heqjen e masave/ Terras: Pengesë për BE mosformimi i institucioneve
03/07 20:25
Top Channel/ Fajtor për dy krime të rënda, Sean “Diddy” do të mbetet në burg deri në dënimin e tij
03/07 20:25
Top Channel/ Masakër në një klub nate në Çikago, 4 viktima e 14 të plagosur nga të shtënat
03/07 20:02
Top News – Situatë ‘apokaliptike’ në Gaza / Ekspertja e OKB-së: Të ndërpritet tregtia me Izraelin
03/07 15:12
Top News – Kërkon garanci për armëpushimin / Hamasi i përgjigjet SHBA-së: T’i jepet fund luftës
03/07 15:09
Top News – I nxehtë ferri, shkrihet autostrada në Itali /‘Çmendet’ termometri, 100 viktima në spanjë
03/07 14:56
Top News – Eleminohet numri dy i marinës ruse / Ukraina ‘godet’ sërish, sulm në rajonin e Kurskut
03/07 14:53
Top Channel/ “Serbia të mos gëzojë kot”, ambasada gjermane në Prishtinë: T`i thërrasin mendjes!
03/07 14:48
Top News – Po i afrohet me shpejtësi tokës / Shkencëtarët të hutuar: Një objekt ndëryjor po vjen
03/07 14:48
Top News – Italia ‘ka frikë’ nga Rusia: Brenda 5 vitesh, kërcënim ushtarak për tokën e NATO-s
03/07 14:46
Top Channel/ I nxehti përvëlues, Franca dhe Zvicra mbyllin centralet bërthamore: “Nuk ftohen dot”!
03/07 14:45
Top News – Ryanair e easyJet anulojnë fluturimet / Francë, kontrollorët e trafikut ajror në grevë
03/07 14:38
Top Channel/ Zjarret “shkrumbojnë” Kretën, evakuohen qindra turistë!
03/07 12:20