Kryeministri hungarez Viktor Orbán thotë se bota është më afër se kurrë që një konflikt lokal të kthehet në një luftë botërore. Ai tha për radion hungareze se liderët e botës perëndimore janë “kapur nga ethet e luftës”, se ata mbajnë fjalime në të cilat bëjnë thirrje për fitore në luftë dhe dërgojnë armë gjithnjë e më të rrezikshme në Ukrainë.