Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier i ka kujtuar Kosovës zbatimin e pakos së Ahtisarit, ndërsa ka ripërsëritur thirrjen se duhet të dialogohet mënyra e zbatimit të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) që e përcakton euron si valutën e vetme për kryerjen e pagesave me para të gatshme. Hovenier i rikujtoi Kosovës, se është zotuar për të mbrojtur komunitetet pakicë, prandaj tema e dinarit duhet të negociohet.