Top News – Hoti në Paris/ Takim me Macron para dialogut
06/07/2020 18:25

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, takon të martën në Paris presidentin francez Emmanuel Macron, njoftoi zyra e kryeministrit kosovar. Pritja zyrtare thuhet në njoftim, "bëhet enkas për kryeministrin e Republikës së Kosovës në Pallatin Elize në Paris”, dhe kjo sipas kryeministrit kosovar, "tregon kujdesin dhe përkushtimin e Presidentit Emmanuel Macron ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj euroatlantike”. Vizita në Paris e kryeministrit Avdullah Hoti, bëhet vetëm katër ditë para një Samiti virtual me 10 korrik në Paris, ku temë qendrore është dialogu Kosovë-Serbi, ndërsa, me datën 12 korrik në Bruksel rifillon me takime dialogu Kosovë-Serbi, me pjesëmarrjen e palës kosovare dhe asaj serbe. Samiti virtual me 10 korrik organizohet nën ndërmjetësimin e presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane, Angela Merkel. "ka ardhur koha që ta konfirmojmë takimin e rinisjes së dialogut. më 12 korrik në Bruksel takohen kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Organizatori i këtij takimi do të jetë përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, e i pranishëm është edhe i dërguari i posaçëm për dialog, Miroslav Lajçak”, njoftoi zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano. Njoftimi për rifillimin e bisedimeve u publikua disa ditë pas publikimit të aktakuzës nga Prokuroria Speciale për Kosovën me seli në Hagë, kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Kjo aktakuzë akoma nuk është konfirmuar nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake në Gjykatën Speciale. Sidoqoftë lajmi coi në anulimin e takimit kosovë-serbi në Uashington ndonëse i dërguari special i presidentit Trump për bisedimet kosovë-serbi, Richard Grenell, ka thënë se do të ketë një datë të re së shpejti.

Top News- Policia largon deputetët/ Kosovë, kërcënimi me bombë shtyn seancën e Kuvendit
05/07 15:05
Top News – Të zënë me sherrin në Kuvend. Kosovë, partitë ‘harrojnë’ zgjedhjet vendore
05/07 15:04
Top Channel/ Bomba në Kuvend, panik mes deputetëve në Kosovë: Kërcënimi u bë në anglisht!
05/07 14:40
Top News- Alarm për bombë në Kuvendin e Kosovës? Evakuohen deputetët
05/07 12:59
Top Channel/ I fshehtë apo i hapur, ngërçi i votimit në Kosovë: Kjo është çështja!
05/07 12:01
Top Channel/ Kisha Ortodokse e Kosovës ia kthen OSBE-së: Kryepeshkopi yne nuk hyri “në kishë serbe”!
05/07 11:53
Top News- Pas PDK, edhe LDK kërkesë Kushtetuses/ ‘LVV nuk po respekton vendimin e 26 qershorit’
04/07 16:34
Top Channel/ Osmani: Lejohet votimit i fshehtë por duhet konsesus për këtë!
04/07 15:08
Top News- Osmani ultimatum deputetëve/ ‘Pasoja juridike, nëse s’ka konstituim brenda 30 ditëve’
04/07 13:54
Top News- Vijon seria e dështimeve në Kuvend/ PDK-ja i drejtohet Gjykatës Kushtetuese
03/07 22:00
Top News- I nxehti ekstrem vjen në Kosovë, autoritetet ‘frikë’ nga temperaturat e larta
03/07 20:27
Top Channel/ Kosova, sytë nga Kushtetuesja! Opozita kundër votimit të fshehtë
03/07 19:54
Top News-Vatra e parë e murtajës në Kosovë/ Karantinohet ferma në Prizren, autoritetet shtojnë masat
03/07 17:57
Top Channel/ Kosova nuk konstituon Kuvendin, avokati i dërgon deputetëve gomerë!
03/07 15:05
Top Channel/ Kriza në Kosovë! Presidentja Osmani po takon krerët politikë për gjetjen e zgjidhjes
03/07 12:44
Top News – Përpjekjet e Osmanit për zgjidhjen e ngërçit. Konstituimi, dita e dytë e negociatave
03/07 11:52
Top Channel/ E pazakontë në Kosovë! Avokati sjell në Kuvend 4 gomerë: Simbolizojnë kryeneçësinë
03/07 11:46
Top Channel/ “Thaçi e Veseli udhëzime nga burgu”, organizatat e UÇK-së” i hidhen nën fyt” Kurtit!
03/07 11:31
Top News – Gomerë në oborrin e Kuvendit, protesta simbolike në Kosovë
03/07 11:03
Top Channel/ Osmani “bind” Kurtin, kryeministri: Do bëjmë çmos për konstituimin e Kuvendit!
02/07 14:52