Qeveria e Bullgarisë ka kritikuar vendimin e Holandës për të bllokuar këtë vend të Bashkimit Evropian që të anëtarësohet në Zonën Schengen duke e cilësuar këtë një akt “cinizmi”. Qeveria e kryeministrit holandez, Mark Rutte, njoftoi të premten se është dakord që Rumania dhe Kroacia t’i bashkohen Zonës Schengen, por se do të bllokojë anëtarësimin e Bullgarisë. Holanda tha se vetoja ndaj Bullgarisë vjen për shkak të dështimit të Sofjes që të arrijë rezultate të kënaqshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.