Policia Rrugore Tiranë është e vendosur për ndëshkimin e të gjithë drejtuesve dhe pasagjerëve që hedhin sende nga mjetet në lëvizje. Kjo shkelje dënohet me gjobë nga 2.500-10.000 lekë sipas nenit 15/1, germa i, të Kodit Rrugor. Mjedisi është i të gjithëve, mos e ndotni atë!