Kryeministri Edi Rama reagon publikisht në lidhje me historinë e Manjola Cakonit dhe e të birit Alesio, e bërë publike nga PD, se nuk i takonte pension pasi nga tërmeti familja e saj kishte humbur dy persona. Nepermjet nje video te publikuar ne rrjetin social, kryeministri Rama kerkon te beje publike, sipas tij, fakte se Manjolës e të birit i është dhuruar një shtëpi nga Bashkia Kamëz dhe se Alesio përfiton edhe pension. Kreu i qeverise,thekson se me publikimin e historisë së manjoles e ka përjetuar me shumë keqardhje dhe akuzon opozitën se po i përdorin si mish.