Boksierët e Kombëtares së Kosovës nuk janë lejuar nga autoritetet serbe për tu futur në territorin e Serbisë për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit amator që fillon më 24 Tetor. Sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli sqaron se delegacionit të Kosovës u është kërkuar në pikën kufitare që të linin uniformat ku mbanin simbolet e shtetit të Kosovës si kusht për të kaluar në territorin e Serbisë, por kjo gjë nuk është pranuar nga ana e tyre.