Komisioni Europian pritet të publikojë më 7 tetor kufizimin e disa të drejtave për anëtarët e ardhshëm të Bashkimit Evropian, si dhe kalimin në vendimmarrje me shumicë të kualifikuar, në vend të unanimitetit, në një numër fushash, përfshirë edhe zgjerimin. Qëllimi i këtyre dy propozimeve është që pranimi i anëtarëve të rinj të mos e vështirësojë edhe më tej procesin e vendimmarrjes brenda bllokut evropian. Sipas REL, KE-ja do të paraqesë në strategji theksojë se zgjerimi duhet të përgatitet mirë, kandidatët për anëtarësim duhet të përmbushin kushte të rrepta, ndërsa nga ana tjetër, edhe BE-ja duhet të jetë institucionalisht, financiarisht dhe politikisht e gatshme që të mbetet funksionale edhe pas zgjerimit.