Departamenti Amerikan i Thesarit njoftoi të premten se ka hequr nga lista e sanksioneve katër aleatë të ish-presidentit të entitetit serb të Bosnjës, Millorad Dodik. Jellena Pajiq Bastinaç, Danijel Dragiçeviç, Goran Rakoviç dhe Dijana Millankoviç u sanksionuan në janar për shkak se ndihmuan në organizimin e festimeve të paligjshme të “Ditës së Republikës Sërpska”, të cilën serbët e Bosnjës e shënuan më 9 janar.