Laert Haxhiu, i shumëkërkuari për një sërë krimesh të ndryshme, mes të cilave masakra e Lushnjës ku u vranë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë, u ekstradua këtë të mërkurë nga Greqia. 32-vjeçari, I dënuar me burg përjetë nga gjykata e Posaçme kundër krimit të organizuar dhe me 18 vite nga ajo e Lushnjës hyri në territorin shqiptar nga pika kufitare e Kakavijës. Ai u shoqërua nën masa të rrepta sigurie. Këto janë momentet kur ai I dorëzohet forcave RENEA nga ana e autoriteteve greke. Haxhiu u arrestua në muajin maj të vitit 2023 në Greqi me dokumente të falsifikuara. Gjykata vendosi ekstradimin e tij pas kërkesës së bërë nga ana e Ministrisë së Drejtësisë.