Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Himarë, ku ka mbetur i vrarë me armë zjarri ndërtuesi Niko Goro. Në orën 08.55, 51-vjeçari ka qenë pranë marketit të së motrës së tij, kur është ekzekutuar me breshëri kallashnikovi. Motra e viktimës ka mbetur e plagosur në këmbë dhe fatmirësisht ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.