Ish-kandidatja demokrate, që ka garuar për pozitën e presidentes në Shtetet e Bashkuara, Hillary Clinton ka mbështetur Joe Bidenin në zgjedhjet presidenciale të këtij viti në Shtetet e Bashkuara. Ky vendim është konsideruar një tjetër shtytje për Bidenin për të fituar pozitën në Shtëpinë e Bardhë, si dhe shenjë se demokratët po bashkohen në garën e nëntorit kundër presidentit aktual, Donald Trump. Clinton ka njoftuar për mbështetjen e saj në një ngjarje të zhvilluar online, të organizuar nga fushata e Bidenit, për të treguar sesi pandemia me koronavirus është duke ndikuar te gratë.